Telegrafi

Mesazhi i Kepas nga konferenca e tij e parë si lojtar i Real Madridit, nuk do t’i pëlqej aspak Chelseat

Kepa i ka dërguar një mesazh të qartë Chelseat për synimin e tij për të vazhduar te Real Madridi përtej huazimit për një sezon.

Portieri spanjoll u largua nga Blutë në një marrëveshje të shpejt huazimi për te Los Blancos, por që shpreson që kjo lëvizje të bëhet e përhershme.

“Unë me të vërtetë shpresoj se Real Madridi do të më mbajë në fund të sezonit”, deklaroi Kepa gjatë intervistës së tij të parë si lojtar i Real Madridit.

Lexo po ashtu Kepa Arrizabalaga konfirmon refuzimin e ofertën së Bayern Munichut për Real Madridin

“Jam shumë i lumtur që jam këtu sot. Ajo që ndodhi në të kaluarën (2018) është e kaluar. Ju faleminderit të gjithëve përsëri”.

“Kam biseduar me Courtois, i dërgoj shumë mbështetje dhe shpresoj se ai do të kthehet së shpejti”.

“Ky është një moment krenarie për mua. Ky klub është legjendar. Unë jam rritur duke parë Iker Casillas. Ai është një nga idhujt e mi”, shtoi portieri spanjoll.

Real Madridi do t’i paguajë një milion euro Chelseat për të mbajtur Kepën për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Marrëveshja nuk vjen me një opsion blerjeje të detyrueshme që do të thotë se lojtari do të kthehet në Chelsea në vitin 2024.

Megjithatë, Real Madrid mund të vendosë të nënshkruajë përgjithmonë Kepën nëse ai ia del të përformojë mirë këtë sezon. /Telegrafi/