Telegrafi

Mesazhi fantastik i yllit të Man United pasi Kroos njoftoi për pensionim nga futbolli

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, i bëri një nderim të përzemërt legjendës gjermane Toni Kroos, pasi ky i fundit njoftoi se do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të Euro 2024.

Sot (e martë), mesfushori i Real Madridit njoftoi se ka vendosur që t’i ‘var këpucët në gozhdë’ pas përfundimit të Euro 2024.

Teksa Kroos po i jep fund një karriere magjike, ylli i Unitedit dhe Portugalisë, Fernandes, i ka çuar një mesazh të përzemërt lojtarit ikonik të Real Madridit.

Mesfushori i ‘Djajve të Kuq’ përmes një postimi në Instagram publikoi fotografinë e Kroosit me mbishkrimin: Njëri nga më të mirët e kësaj gjenerate! Çfarë kënaqësie ishte që të shihja juve duke luajtur këto vite.

Më herët gjatë këtij sezoni kishte pasur raportime se reprezentuesi gjerman do ta rinovojë kontratën e tij në ‘Santiago Bernabeu’ edhe për një vit tjetër, sidoqoftë 34-vjeçari i dha fund thashethemeve duke njoftuar se do t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist.

Lexo po ashtu Zbulohet emri i yllit të Real Madridit i cili do ta trashëgojë fanellën me numrin tetë nga Kroosi

Kroos ka fituar në total 21 trofe me ‘Los Blancos’ dhe ka mundësinë që ta shtojë në koleksionin e tij të trofeve edhe një Ligë të Kampionëve, teksa do të përballen me Borussia Dortmundin në finale me 1 qershor.

Gjermani do të kthehet në aksion përsëri të shtunën aty ku të besuarit e Carlo Ancelottit do të luajnë ndeshjen e fundit në ligë përballë shikuesve në ‘Santiago Bernabeu’./Telegrafi/