Olta Gixhari njihet për bukurinë dhe linjat e trupi seksi.
Aktorja gjithnjë ka qenë moskokëçarëse dhe indiferente ndaj reagimit të publikut.
Por, kohët e fundit Olta ka qenë në qendër të medieve rozë, për lidhjen e saj me një mashkull më të vogël se vetja.
Duket se kjo gjë nuk i pengon dhe vazhdon ta shijojë jetën sipas mënyrës së saj, transmeton Telegrafi.
Këtë gjë bukuroshja seksi e ka shprehur edhe në llogarinë personale në Facebook nëpërmjet një thënie të Gabriel Garcia Marquez, shoqëruar me një foto shumë provokuese.
“Dikush pi duhan, të tjerë dehen, të tjerë drogohen dhe të tjerë dashurojnë, secili e zgjedh sipas mënyrës së vet”, thotë Markez, në citimin e Oltës. /Telegrafi/