Telegrafi

Mesazhi emocionues i Thiago Silvas për Tuchel: Ishte një privilegj i vërtetë të të takoja dhe të punoja me ty

Shkarkimi i Thomas Tuchel nga posti i trajnerit të Chelseat preku një pjesë të ekipit “blu” të Londrës, në mesin e tyre edhe Thiago Silvan.

Në një postim në rrjetet sociale, Silva i ka dedikuar ish-trajnerit të tij disa rreshta vërtetë domethënës.

Ai e ka falënderuar gjermanin dhe stafin e tij për mënyrën se si e kanë trajtuar atë.

“Përtej të qenit profesionistë, ju dhe stafi juaj ishit qenie njerëzore të mahnitshme”.

“Ishte një privilegj i vërtetë të të takoja dhe të punoja me ty. Faleminderit për gjithçka ThomasTucheI, do të doja të isha më i dobishëm! Zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj”, ka shkruar Silva.

Chelsea ka zgjedhur për pasardhës të Tuchelit, anglezin Graham Potter. /Telegrafi/