Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, pak muaj më parë u ribashkua me partneren e tij, artisten Loredana Zefi.
Që nga ribashkimi të njëjtit kanë qenë thuajse tërë kohën pranë njëri-tjetrit, e madje Gramos Aliu (emri i vërtetë) prej muajsh qëndroi në Zvicër.
Sidoqoftë, pas disa bashkëpunimeve e projekteve të suksesshme duket se çifti kanë sërish një krizë në lidhjen e tyre.
Në bazë të asaj që është parë, Mozzik dhe Loredana nuk ndiqen më në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.
Përveç kësaj, artisti nga Ferizaj ka bërë ditën e sotme disa mesazhe të koduara që siç shihet tërthorazi kanë të bëjnë me Zefin.
“Vetëm sepse ju mungon dikush nuk do të thotë që ju nevojitet sërish në jetën tuaj. Mungesa është pjesë e lëvizjes përpara”.
“Gjeje dikë që është krenar të të ketë, që është i frikësuar të të humb, lufton për ty, të vlerëson, të respekton, që kujdeset për ty dhe ju do pa kushte”.
“Njerëzit vijnë e shkojnë, lëviz dhe gjeje veten, bota është e juaja. Jeta vazhdon”.
“Në jetën time, kam jetuar, dashuruar, humbur, munguar, lënduar, kam besuar, kam bërë gabime – por mbi të gjitha, kam mësuar nga këto”, janë disa nga shkrimet që ka ndarë në InstaStory.
Mozzik dhe Loredana ndajnë së bashku një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/