Conor McGregor ka marrë të gjitha meritat për suksesin e Khabib Nurmagomedov në UFC, derisa i ka lënë një mesazh për pensionim.
Konfirmimi zyrtar për pensionimin e dagestanezit nga sporti i arteve parciale të përziera u bë nga presidenti Dana White në të premten, derisa bëri me dije se rekordi i tij 29 fitore dhe 0 humbje do të qëndrojë si i fundit.
Kështu, MGregor nuk ka ngurruar të bëjë një postim në lidhje me këtë, duke postuar një foto me Khabibin, kur ky i fundit ishte më i ri.
“Pensionim të lumtur djalosh, shihemi më vonë. Asnjëherë se harroj kur hyre në këtë lojë. Drejt e në t**at e mi të mëdhenj irlandez”.
“Mos harroni njerëz, nëse e urreni uljen e peshës aq shumë, gjithçka që duhet të bëni është të ngjitni një nivel tjetër. Zoti ju bekoftë”, është mbishkrimi që ka lënë irlandezi në foto.
McGregor e kishte kërkuar me ngulm rimeçin me Khabibin, mirëpo ky i fundit e kishte refuzuar një gjë të tillë, derisa kishte fituar në tetor të vitit 2018. /Telegrafi/