Telegrafi

Mes xhirimeve të shumta, Rita Ora nuk e ndjen lodhjen – shfaqet e freskët dhe e buzëqeshur para fansave të saj

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pasur disa javë të ngjeshura me aktivitete të shumta.

Ajo ka realizuar disa kampanja reklamuese për marka të njohura, dhe në të njëjtën kohë ka marrë pjesë në spektaklin “The Masked Singer”, ku është një nga gjyqtaret e panelit gjykues të konkurrentëve.

Rita nuk ka treguar në detaje, mirëpo përmes fotografive të fundit, ajo ka lënë fansat të dyshojnë se është duke punuar rreth një projekti të ri muzikor.

Së fundmi, Ora publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive në një shtrat, teksa shkruante në mbishkrimin e saj se kishte përfunduar xhirimet.

Lexo po ashtu Rita Ora relaksohet në pishinë, teksa nuk heziton të vë në pah format fizike në bikini

Mirëpo ajo la në pikëpyetje faktin nëse bëhej fjalë për xhirimin e ndonjë klipi të ri, apo reklame për ndonjë me nga markat me të cilat ajo po bashkëpunon.

“Kur ti xhiron, bëhet një skenar javor”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku me gjithë lodhjen që mund të shkaktojnë xhirimet, ajo dukej e freskët dhe e buzëqeshur për fansat e saj.

Mbetet të shihet se kur ka planifikuar Rita që t’ua servojë fansave klipin e saj më të ri. /Telegrafi/