Meghan Markle shijoi një ditë me miqtë e saj këtë javë, por mungonte dukshëm unaza e saj e fejesës prej 182 mijë eurosh, e cila përbëhet nga dy diamante, një i cili është nga byzylykët e Princeshës Diana teksa po shijonte një drekë ditëlindjeje me dy shoqet e saj.
Ky takim vjen pas thashethemeve që vazhdojnë të qarkullojnë se Meghan dhe Harry kanë arritur në një periudhë të vështirë të martesës së tyre, shkruan Irish Mirror.
Aludimet u përhapen se martesa e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it po i vinte fundi pasi Harry publikoi disa fotografi dhe për shkak të udhëtimit të tij të vetëm në Afrikë.
Si duket Meghan ishte e mërzitur dhe e shqetësuar nga akuzat ngase nuk u bashkua me partnerin në intervista të shumta.
Sipas një raportimi prej tabloidit Ok! u tha se: “Martesa e çiftit Sussex është mirë, edhe nëse do të kishte vështirësi, ai do të bënte atë të funksiononte. Ai ka investuar shumë kohë në marrëdhënien e tyre dhe e adhuron familjen e tij. Ai vjen nga një shtëpi e ‘thyer’, dhe kjo është një arsye më shumë të mbajë familjen e bashkuar”.
Në fillim të kësaj jave, Harry bëri një deklaratë emocionale për familjen ndërsa u zbulua projekti i tij i fundit në Netflix.
Ndryshe, pavarësisht raporteve të ftohta që kanë, çifti ka pranuar një ftesë për ditëlindjen e 75-të të Mbretit Charles, i cili pritet të mbahet këtë vit. /Telegrafi/