Telegrafi

Mes tensioneve në veri, fëmijët festuan e marshuan në ditën e tyre – momente përmes fotografive

Tensione, festa e takime u pasqyruan këtë javë në Kosovë. Syri i fotoreporterit të Telegrafit, Ridvan Slivova si gjithmonë kap momente interesante për t’i sjell lexuesve të saj. 

Në veri të vendit pati përshkallëzim të situatës nga qytetarët e komunitetit serbë atje dhe për këtë mbetën të lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it. Aktualisht, KFOR-i ka marrë përsipër situatën e sigurisë në katër komuna.

KFOR-i në Zveçan

Por, si shkak i këtyre tensioneve, shefi i EULEX-it Lars Gunnar Wigemark dhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog zhvilluan një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Shefi i EULEX-it Lars Gunnar Wigemark dhe Tomas Szunyog shefi i zyrës së BE-së pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti /Foto: Ridvan Slivova/

Edhe kryetarët e dy komunave veriore, Zveçan e Zubin Potok zhvilluan një takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, në të cilin takim nuk mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri /Foto: Ridvan Slivova/

Por, java ishte edhe festive pasi u shënua Dita Botërore e Fëmijëve, 1 Qershori.

1 Qershori – Dita Botërore e Fëmijëve /Foto: Ridvan Slivova/

Në këtë ditë të fëmijëve, u marshua në Prishtinë edhe në kujtim të 1432 të fëmijëve të vrarë e të masakruar nga Serbia. /Telegrafi/

Dita Botërore e Fëmijëve – marsh për kujtim të 1432 fëmijëve shqiptare të vrarë e të masakruar nga Serbia /Foto: Ridvan Slivova/