Jennifer Lopez hodhi poshtë thashethemet për divorc pas postimit të ngrohtë që bëri ajo për bashkëshortin e saj Ben Affleck.
Krijuesja e hitit “On the Floor”, i bëri atij një urim dedikues për Ditën Ndërkombëtare të Babait, përmes një postimi në ‘InstaStory’.
“Heroi ynë. Gëzuar Ditën e Babait”, shkroi Lopez në postimin e saj.
Bashkangjitur mesazhit të ëmbë, ajo publikoi edhe një foto të vjetër të Affleck me një xhaketë lëkure të zezë.
Affleck, 51-vjeçar, ka tre fëmijë me ish-bashkorten e tij, Jennifer Garner.
Postimi i JLO-s vjen pas spekulimeve të shumta për divorc. /Telegrafi/