Site icon Telegrafi

Mes shumë kritikave për shiritin e kapitenit – videoja dëshmon se përse Mbappe është më lider se Griezmann

Pamjet nga brenda dhomës së zhveshjes së Francës gjatë finales së Kampionatit Botëror tregojnë saktësisht pse Kylian Mbappe është përzgjedhur si kapiteni i ri i kombëtares.

Federata Franceze e Futbollit konfirmoi të martën se trajneri Didier Deschamps ka emëruar sulmuesin francez si kapiten të ri të kombëtares pas pensionimit të portierit të Tottenhamit, Hugo Lloris nga futbolli ndërkombëtar në janar.

Megjithatë, ka pasur reagime të konsiderueshme kundër vendimit të Deschamps, me shumë që pretendojnë se Mbappe nuk ka personalitetin apo cilësitë për të qenë një kapiten i suksesshëm.

Lexo po ashtu Mbappe thotë se i tejkaluan inatet me Griezmann për shiritin e kapitenit

Reagimi ka qenë i ashpër kundër sulmuesit të Paris Saint-Germain, i cili shënoi dy gola në finalen e Botërorit 2018, aty ku triumfuan kundër Kroacisë dhe një hat-trick në finalen dramatike të Kupës së Botës kundër Argjentinës dhjetorin e kaluar. Mbappe ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë në Katar.

Ndërsa për ata që ende besojnë se, pavarësisht cilësive të padiskutueshme individuale të Mbappes, 24-vjeçari nuk ka cilësitë e lidershipit për të drejtuar skuadrëm, një klip nga brenda dhomës së zhveshjes së Francës mund t’ju ndryshojë mendjen.

Klipi, siç është postuar në Twitter nga @EdmundOris, tregon bisedat motivuese të Mbappes në pjesën e parë të ekipit që frymëzoi skuadrën e tij për të përmbysur një deficit prej dy golave ​​për të detyruar finalen Botërorit të shkonte në vazhdime.

Lexo po ashtu Mbappe është kapiten i ri i Francës, Griezmann mendon të tërhiqet nga përfaqësuesja

Pas kalimit në finale me shumë probleme, duke përfshirë një sërë lëndimesh dhe një virus, ​​kampionët në fuqi të Kupës së Botës ishin duke humbur 2-0 në pjesën e parë pas një paraqitjeje të dobët.

Megjithatë, nuk ishte tjetër veçse 23-vjeçari në atë kohë, Kylian Mbappe, ai që mori rolin drejtues për të motivuar shokët e tij të skuadrës për pjesën e dytë, duke u thënë: “Ne nuk mund të bëjmë më keq se ajo që bëmë. Ne kthehemi në fushë, vendosim pak intensitet në duel dhe bëjmë diçka tjetër djema”.

Numri 10 i Francës vazhdoi: “Është një finale e Kupës së Botës. Ata shënuan dy gola, ne kemi pësuar dy gola. Mund të kthehemi. Djema, është një herë në katër vjet!”.

Kjo video e paraqet edhe Griezmannin që nuk flet, derisa tenton të bëhet gati për pjesën e dytë, ndërsa ylli i PSG-së flet edhe para Deschapms. /Telegrafi/

 

Exit mobile version