Site icon Telegrafi

Mes shumë emocioneve, Messi arriti të përshëndetet me tifozët e Barcelonës që po qëndronin jashtë Camp Nout

Lionel Messi i ka dhënë sot (8 gusht) lamtumirën Barcelonës përmes një konference për media.

Ylli argjentinas u largua pas 21 vitesh nga klubi katalunas, pasi kriza financiare e këtyre të fundit, nuk e lejoi atë të rinovonte kontratën.

Mes lotëve, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë shprehu zhgënjimin e tij dhe ndjenjën se sa dëshironte të qëndronte te klubi ku dha dhe mori gjithçka.

Lexo po ashtu Messi u drejtohet tifozëve të Barcelonës përmes një postimi në rrjetet sociale: Po iki, por nuk është lamtumirë

Derisa u përshëndetet me bashkëlojtarët dhe kryesinë e Barcelonës, ishin qindra, për të mos thënë mijëra tifozë që po prisnin jashtë në temperatura të larta.

Lojtari 34-vjeçar derisa po largohej me makinën e tij, stopoi për një moment, duke dhënë autografe dhe duke u përshëndetur me përkrahësit e tij.

Vështirësia e tij për të kaluar me makinë ishte e dukshëm, pasi largimi nga klubi i kishte pikëlluar shumë tifozë, me disa prej tyre që ishin shpërthyer edhe në lot.

Messi pritet që në javën e ardhshme t’i bashkohet Paris Saint-Germanit si lojtar i lirë. /Telegrafi/

https://twitter.com/Team_10_Messi/status/1424389721376137224

Exit mobile version