Telegrafi

Mes romancës me futbollistin Karim Adeyemi, Loredana rikthen në Instagram fotot me Mozzikun

Reperja e njohur shqiptare, Loredana ka rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e saj të dikurshme me reperin, Mozzik.

Ndërsa pak javë më parë konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, Loredana ka habitur fansat me një veprim të fundit.

Ajo ka rikthyer në llogarinë e saj në Instagram fotografitë me ish-partnerin e saj, reperi nga Ferizaj, Mozzik.

Një kërkim i lehtë në llogarinë e saj mund të shihet shumë prej imazheve që ajo kishte publikuar me Mozzik ndër vite.

Lexo po ashtu Loredana shfaqet në formë të mirë përkrah partnerit të ri, Karim Adeyemi

Nuk dihet se cila është arsye e vërtetë prapa këtij veprim apo ka lënë të kuptohet se pavarësisht ndarjes dyshja gëzojë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik ishin në një lidhje romantike për disa vite dhe bashkë kanë një vajzë.

Përveç raportit të dashurisë, dyshja kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore që u kthyen në hite. /Telegrafi/