Reperja e njohur shqiptare, Loredana ka rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e saj të dikurshme me reperin, Mozzik.
Ndërsa pak javë më parë konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, Loredana ka habitur fansat me një veprim të fundit.
Ajo ka rikthyer në llogarinë e saj në Instagram fotografitë me ish-partnerin e saj, reperi nga Ferizaj, Mozzik.
Një kërkim i lehtë në llogarinë e saj mund të shihet shumë prej imazheve që ajo kishte publikuar me Mozzik ndër vite.
Nuk dihet se cila është arsye e vërtetë prapa këtij veprim apo ka lënë të kuptohet se pavarësisht ndarjes dyshja gëzojë raporte të mira me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik ishin në një lidhje romantike për disa vite dhe bashkë kanë një vajzë.
Përveç raportit të dashurisë, dyshja kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore që u kthyen në hite. /Telegrafi/