Site icon Telegrafi

Mes sulmit rus – grupi Kalush nga Ukraina pushton skenën e Eurovisionit me “Stefania”

Foto: YouTube

Ukraina, e cila po vazhdon të jetë nën pushtimin e Rusisë, ka performuar e gjashta në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2022”.

Shteti ukrainas këtë vit ka qenë në përfaqësimin e grupit “Kalush”, të cilët janë prezantuar me këngën “Stefania”.

Performanca e tyre u prit tejet mirë nga publiku dhe të gjithë në sallë janë ngritur në këmbë e kanë interpretuar bashkë me të.

Foto: Screenshot/YouTube

I shkruar nga vokalisti Oleh Psiuk, si nderim për nënën e tij “Stefania”, projekti është po ashtu më e ndjekuri në YouTube në mesin e 35 artistëve të ndryshëm.

Kënga gjithashtu thuhet se është favorite për të fituar konkursin e këngës marrë parasysh rrethanat aktuale në të cilat gjendet populli ukrainas.

Lexo po ashtu Nis nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2022 - Ronela Hajati shkëlqen me paraqitjen në interpretimin e "Sekret"

“Kjo është gjëja më e mirë që kam bërë për të dhe me shpërthimin e luftës kuptimi ka të bëjë me të gjitha nënat që mbrojnë fëmijët e tyre”, tha ai për këngën që ia kushtoi të ëmës.

Foto: Screenshot/YouTube

Rusisë në anën tjetër iu ndalua të konkurrojë në eventin e këtij viti duke pasur parasysh krizën e paprecedentë në Ukrainë.

Foto: Screenshot/YouTube

Nata e dytë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, teksa finalja e madhe pritet të mbahet të shtunën (14 maj). /Telegrafi/

Exit mobile version