Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dha së fundmi një intervistë për CNN, duke folur rreth jetës dhe karrierës së saj në përgjithësi.
Ajo tregoi jetën e saj si refugjate në Londër, duke thënë se asnjë person nuk largohet me dëshirë nga vendi i saj.
Tutje këngëtarja ka treguar se është shumë e lidhur me rrënjët e saj, ndërsa e ngacmuar nga gazetarja, asaj i është dashur të zgjedhë mes Londrës dhe Prishtinës.
Fillimisht me hezitim, por më pas Dua ka thënë se do të zgjidhte Prishtinën, sepse ishte qyteti i saj i lindjes.
Dua verën që shkoi mbajti një koncert në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, në Parkun Gërmia.
Ndërkaq, e pyetur tutje nga gazetarja se cilën do zgjidhte mes muzikës së saj dhe atë të babait, këngëtarja është përgjigjur me të qeshura duke thënë se do të zgjidhte muzikën e saj sigurisht.
“Muzikën time. Pavarësisht se e dua shumë atë të babait, por jam shumë krenare me punën time”, ka thënë këngëtarja shqiptare.
Së fundmi, ajo u shpërblye me çmimin për “muzikën më të mirë ndërkombëtare”, në eventin më të madh në Gjermani, BAMBI Awards. /Telegrafi/