Dizajneri kontrovers i modës dhe reperi i njohur, Kanye West – i cili është në mes të zgjidhjes së divorcit të tij nga Kim Kardashian – u pa të mërkurën (19 tetor) duke u takuar me Juliana Nalu jashtë një studioje në Los Angeles.
Në fotot e marra ekskluzivisht nga Page Six, dyshja mbështjellën krahët rreth njëri-tjetrit ndërsa u panë duke u puthur përpara se Ye, 45 vjeç, të shkonte brenda për të bërë një intervistë me Billy Bush dhe Nale, 24 vjeçe, të nisej për të bërë një sesion fotografik.
Çifti i ri kishte veshjet e njëjta nga marka “Yeezy”, Nalu me një kostum tërësisht të zi dhe reperin me një kapelë bejsbolli dhe një xhaketë gjithashtu me ngjyra të errëta.
Dyshja janë parë së bashku në shumë raste që kur burimet thanë se West ishte në lidhje me bukuroshen braziliane në një përpjekje për të shpërqendruar njerëzit nga sjellja e tij e fundit në internet.
“West po përpiqet të largoj vëmendjen nga titujt rreth antisemitizmit me përmbajtje të tjera”, duke shtuar se “e dashura e re – çfarëdo që të ndodhë më pas – është të përpiqet t’i bëjë njerëzit të harrojnë deklaratat e tij”, tha një burim.
Megjithëse burimet thanë se West po përpiqet të largohet nga komentet antisemite dhe raciste, ai dyfishoi pretendimet e tij gjatë një interviste të fundit me Piers Morgan.
Kur Morgan. 57 vjeç, e pyeti Westin nëse i vinte keq për deklaratat e fundit”, reperi u përgjigj: “Jo. Absolutisht jo”.
Më pas ai shtoi se ishte plotësisht i vetëdijshëm se komentet e tij ishin raciste, por i qëndronte atij mendimi.
“Kam luftuar zjarrin me zjarr. Ky është një lloj tjetër luftëtar lirie”, tha West.
Ai ndryshoi ritmin e tij më vonë në intervistë, duke thënë se “njerëzit e lënduar i lëndojnë njerëzit” dhe atij i vjen “keq” për “lëndimin dhe konfuzionin” që kanë shkaktuar disa nga komentet e tij.
Edhe pse shumë nga të afërtit e tjerë të Westit janë larguar nga reperi për shkak të polemikave të këmishës së tij “White Lives Matter” dhe postimeve të fundit shqetësuese në rrjetet sociale, partnerja e tij e re Nalu megjithatë duket se po i merr të gjitha me hapa të shpejtë ndërsa karriera e saj vazhdon të lulëzojë. /Telegrafi/