Ajo është shumë aktive dhe tejet e kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte.
Bëhet fjalë për artisten Xhensila Myrtezaj, e cila vazhdon mbrëmjet nëpër vende të ndryshme.
Në një nga koncertet e fundit, këngëtarja duket të ketë marrë edhe vajzën pas vete.
Kjo vjen pas rastit të fundit me ish-partnerin e saj, aktorin dhe prezantuesin, Bes Kallaku.
Dyshja thuhet se prej moti kanë nisur procedurat e divorcit dhe se pas kësaj dolën edhe shumë detaje të tjera.
Pati edhe shumë aludime se cila ishte arsyeja e ndarjes së Xhensilës nga Besi.
Ata vlen të ceket se kanë bashkë një djalë dhe një vajzë. /Telegrafi/