Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo ka një ndër këngët më të shikuara në YouTube, “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi një miliard herë në YouTube.
Se fama e saj është rritur tej mase tregojnë edhe sukseset që po i reklamohen në ekranet e mëdha të vendeve publike.
Ajo është vlerësuar si “Artistja Më e Mirë e Re” sipas Spotify, ku së fundi ka publikuar këngën më të re “Swan Song”.
Ajo që bie në sy është përmendja e vendlindjes, Kosovës në një prej ekranet të mëdha të qytetit amerikan të New Yorkut.
“Spotify me dashuri në Times Square”, ka shkruar bukuroshja jone në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se 22-vjeçarja tashmë ia ka rrëmbyer fronin Taylor Swiftit sa i përket transmetimit të një albumi brenda një viti.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/