Telegrafi

Mes femrash provokuese, Butrint Imeri paralajmëron këngën e re

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Kӕngëtari Butrint Imeri është në përfundim e sipër të projektit të tij më të ri muzikor me titull “M’ke rrejt”.

Kënga ka përfunduar së incizuari, gjersa këto ditë janë kryer edhe xhirimet e klipit.

Ky projekt muzikor do të jetë i gatshëm për publikun më datë 14 të këtij muaji, dhe këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari për publikun.

Ai publikoi një fotografi nga xhirimet në rrjetin social Instagram, ku në një skenat shihet i shoqëruar nga shumë femra.

Këto vajza gjysmë të zhveshur mesa duket do të jenë pjesë e një koreografie interesante të Butrintit, në klipin e tij të ri.

Përndryshe, projekti paraprak që ai solli për publikun ishte kënga “Drem girl” në bashkëpunim me Nimon, e cila u publikua disa muaj më parë dhe u pëlqyer shumë nga publiku. /Telegrafi/