Telegrafi

Mes familjarëve dhe kolegëve, Faton Isufi promovon albumin e ri “Premtoj”

Këngëtari Faton Isufi ka promovuar së fundmi albumin e tij më të ri “Premtoj”.

Këtë album, ai e ka promovuar në një mbrëmje të madhe mes miqsh, në qytetin e Gjilanit.

Albumi i ri “Premtoj” nga Faton Isufi (Foto: Faton Isufi/Facebook)

Ky album përfshin gjithsej 10 këngë të reja, të kënduara nga këngëtari shumë i dashur për publikun gjilanas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të pranishëm në promovimin e këtij albumi ishin shumë emra të njohur si: Ramadan Krasniqi – Dani, Neki Emra, Vjosa Emini, Asim Gashi, Fatos Haxha etj.

Shumë emra të njohur të pranishëm në promovimin e albumit “Premtoj” të këngëtarit Faton Isufi (Foto: Faton Isufi/Facebook)

Për nga aktorët, u vërejt prezenca e aktorëve të njohur të hit serialit “O Sa Mirë”, Jeton Zogjani dhe Kushtrim Qerimi.

Njëra ndër këngët i dedikohet qytetit të Gjilanit, dhe në momentin e interpretimit të kësaj kënge, ovacionet nga të pranishmit nuk kanë munguar, me çka është treguar se kjo këngë është pritur më së miri nga gjilanasit. /Telegrafi/