Këngëtari Faton Isufi ka promovuar së fundmi albumin e tij më të ri “Premtoj”.
Këtë album, ai e ka promovuar në një mbrëmje të madhe mes miqsh, në qytetin e Gjilanit.
Ky album përfshin gjithsej 10 këngë të reja, të kënduara nga këngëtari shumë i dashur për publikun gjilanas.
Të pranishëm në promovimin e këtij albumi ishin shumë emra të njohur si: Ramadan Krasniqi – Dani, Neki Emra, Vjosa Emini, Asim Gashi, Fatos Haxha etj.
Për nga aktorët, u vërejt prezenca e aktorëve të njohur të hit serialit “O Sa Mirë”, Jeton Zogjani dhe Kushtrim Qerimi.
Njëra ndër këngët i dedikohet qytetit të Gjilanit, dhe në momentin e interpretimit të kësaj kënge, ovacionet nga të pranishmit nuk kanë munguar, me çka është treguar se kjo këngë është pritur më së miri nga gjilanasit. /Telegrafi/