Telegrafi

Mes dhimbjes dhe lotëve, kështu e solli “Nëntorin” Arilena në gjysmëfinalen e “Këngës Magjike” (Foto/Video)

Kënga “Nëntori” nga Arilena Ara është pëlqyer shumë nga publiku që nga publikimi i saj, gjersa sonte (e mërkurë) është sjell edhe në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Një ndër baladat më të fuqishme të këtij viti erdhi plot jetë, interpretim, dhe emocion në natën e parë të festivalit nga Arilena.

E veshur kësaj radhe me të bardha, Arilena interpretoi si një ëngjëll në mes të skenës “Nëntorin” e saj.

Lexo po ashtu "Nëntori", ky muaj 'i mallkuar' për Arilena Arën

Kjo këngë është cilësuar si një nga më konkurrueset këtë vit, gjersa pritet që padyshim të jetë njëra ndër këngët më të vlerësuara në natën finale.

Në vazhdim Telegrafi ju sjell disa fotografi nga interpretimi i Arilena Arës në mbërmjen e sotme. /Telegrafi/

Momente nga performanca e Arilenës në “Kënga Magjike 2016”.