Në platformat amerikane që merren me shitblerje të rrobave, është shfaqur një koleksion i ri i rrobave ‘Denim’.
Megjithatë, mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale me të drejtë po brengosen – a e kemi tepruar me këtë stil?
New York Post së fundmi ka zbuluar se ‘Unravel Project’, brend mode, rrobat e të cilëve më herët i kishin veshur edhe Kim Kardashian me Rihannen, kanë zbuluar se si do të duken një palë xhinse nga koleksioni i tyre i ri, transmeton Telegrafi.
Ato xhinse janë një ‘copë’ rrobe që mund të blihen për 405 dollarë, e që mediat amerikane e kanë quajtur bizare.
Xhinset janë përshkruar si një “pjesë e epërme e xhinseve tuaja të preferuara”.
Këto “xhinse” vishen përreth belit, ndërsa thuhet se “duken më të bukura” nëse vishen me një rrip lëkure.
Por, përdoruesit e rrjeteve sociale thonë se këto xhinse nuk janë aq të bukura sa pretendojnë dizajnerët, dhe thonë se më shumë janë kombinim i aventurës së modës dhe gabimeve të dizajnit. /Telegrafi/