Site icon Telegrafi

Mes akuzave për të shtënat fatale në “Rust”, bashkëshortja e Alec Baldwin: Ka qenë një kohë emocionale për familjen time

Hilaria Baldwin ka folur për ‘kohën emocionale’ me të cilën po përballet familja e saj përpara se burri i saj, Alec, të akuzohet zyrtarisht për rolin e tij në xhirimet fatale të “Rust”, ku mbeti e vrarë kinematografja Halyna Hutchins.

Ish-instruktorja e jogës nisi episodin e kësaj jave të ‘podcast’-it të saj të ri “Witches Anonymous”, duke diskutuar se si do të ishte ‘shkatërruar’ pa mbështetjen që kishte marrë.

“Ka qenë një kohë emocionale për familjen time dhe unë dua t’ju shpreh se sa mirënjohëse jam për mbështetjen dhe mirësinë tuaj”, tha ajo.

Alec Baldwin (Foto: MEGA)

“Sinqerisht, mendoj se pa ju, ne do të shkërmoheshim, ndaj faleminderit shumë që jeni me ne sepse në këtë periudhë nuk ndihemi edhe aq të fortë”.

Lexo po ashtu Pavarësisht akuzave - Alec Baldwin do të mbetet në rolin kryesor në filmin “Rust”

Ylli i “30 Rock”, 64 vjeç, pritet të akuzohet zyrtarisht për vrasje të pavullnetshme të martën, megjithëse Alec ka pohuar vazhdimisht se ai nuk është fajtor për vdekjen e Hutchins në xhirimet e “Rust”.

Hilaria Baldwin (Foto: The Image Direct)

Si Alec, ashtu edhe armatorja e filmit, Hannah Gutierrez Reed, përballen me një dënim maksimal prej 18 muajsh burg bazuar në akuzat e tyre.

Ata gjithashtu do të akuzohen për një shtesë për përdorimin e armës së zjarrit, e cila mbart një dënim minimal të detyrueshëm prej pesë vjetësh.

Alec Baldwin (Foto: Backgrid)

Aktori i “Motherless Brooklyn” qëlloi dhe vrau Hutchins në tetor 2021 ndërsa përgatitej për të filmuar një skenë në Santa Fe. /Telegrafi/

Exit mobile version