Mohamed Salah është mërzitur shumë me taktikat e negociatave të Liverpoolit në lidhje me rinovimin e kontratës dhe është gati të largohet me forcë këtë verë.
Salah ka qenë në bisedime me Liverpoolin për më shumë se 12 muaj për vazhdimin e kontratës së tij aktuale, por ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re.
Nuk ka pasur asnjë bisedë ballë për ballë mes Salah dhe Liverpool në gjashtë muaj.
Herën e fundit që u diskutua kontrata e tij e re, kishte një hendek të madh midis asaj që Salah dëshironte dhe asaj që klubi ishte i gatshëm të ofronte, megjithëse numrat e saktë mbeten të paqarta.
Kjo situatë thuhet se e ka mërzitur yllin egjiptian i cili është gati të largohet nga Anfield dhe t’i shkaktoj dhimbje Liverpoolit me ‘tradhti’.
Sipas The Athletic, 29-vjeçari do të preferonte të qëndronte në Ligën Premier, sesa të largohej jashtë shtetit kur të skadojë kontrata e tij në Anfield – duke i vënë rivalët e Liverpoolit në alarm të kuq.
BREAKING: Mohamed Salah 'wants to jump ship to one of Liverpool's Premier League rivals next year if he can't agree a new deal' https://t.co/hkYdUzqpxz pic.twitter.com/dG9UfRwp1A
— Mail Sport (@MailSport) June 1, 2022
Mendohet se Salah, i cili ka shënuar 156 gola në 254 ndeshje që kur iu bashkua Liverpoolit nga Roma me një transferim prej 43.9 milionë funte në verën e vitit 2017, po kërkon të bëhet lojtari i gjashtë më i paguar në botë.
Salah, i cili ka pretenduar se nuk po kërkon kushte ‘të çmendura’, është i hapur për të nënshkruar një zgjatje dyvjeçare dhe nuk preferon një marrëveshjeje katërvjeçare. /Telegrafi/