Telegrafi

Merz shpall kandidaturën për kreun e CDU-së

Friedrich Merz, ka shpallur kandidaturën e tij për presidencën e partisë, pas 18 vjetësh të Angela Merkel, e cila do të largohet në dhjetor.

“Ne kemi nevojë për një fillim të ri dhe një ripërtëritje me personalitet me përvojë të udhëheqjes, si më të rinj që jemi”, tha ai në një deklaratë. “Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësi dhe të bëj çdo gjë të mundshme për të forcuar partinë tonë CDU në Gjermani”.

Merz tha se Angela Merkel meriton “respekt dhe mirënjohje për punën e saj në 18 vjet në krye të CDU”.

Në komunikatë ai gjithashtu përmend “një reflektim të gjatë dhe biseda të panumërta” që e çuan atë në vendimin për të aplikuar.

Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi kancelarja, çuditërisht, i kishte thënë atij që do hiqte dorë për kandidimin si presidente në kongresin e ardhshëm të partisë CDU në Hamburg, 7 dhjetor.

Kandidatët e tjerë – në garën për presidencën, do të marrin pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili me Merz ndan një profil të vendosur më konservator të Merkelit dhe sekretari i përgjithshëm, Annegret Kramp Karrenbauer.

Presidenti i Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet, e ka lënë të hapur vendimin për një kandidim të mundshme për kreun e partisë.