Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka treguar se edhe Per Mertesacker e ka vazhduar kontratën me klubin.
Ditë më parë kontratën e kishin vazhduar edhe Laurent Koscielny, Olivier Giroud dhe Francis Coquelin.
“Ai është lider i ekipit dhe një prej katër qendërmbrojtësve që ka përvojë dhe mund ta udhëheq ekipin”.
“Nuk kemi zhvilluar fare bisedime, ekzistonte një opsion për vazhdimin e kontratës dhe e kemi shfrytëzuar”, theksoi ai.
Mertesackeri e ka vazhduar kontratën edhe për një vit dhe do të jetë në Arsenal deri në verën e 2018. /Telegrafi/