Dries Mertens raportohet se është në prag të zgjatjes së kontratës së tij me Napolin, duke bërë një kthesë befasuese të ngjarjeve.
Mertens dukej se kishte arritur marrëveshje me Interin, pasi Nerazzurrët i kishin ofruar atij një marrëveshje dy vjeçare me vlerë 14 milionë euro.
Sportitalia tani shkruan se belgu nuk e ka pranuar Interin, pasi Napoli ka vendosur të rritë pagën e tij.
Por edhe pse oferta e re e Napolit është me e ulët e Interit ai ka vendosur të mendojë.
Sipas medieve Napoli i ofron atij një marrëveshja dy-vjeçare m një pagë fillestare prej 4 milionë euro, duke e rritur në 4.5 milionë me bonuse.
Mertensit i duhet të shënojë vetëm edhe një gol për të kapërcyer Marek Hamsikun si golashënuesi më i mirë i gjithë historisë së klubit. /Telegrafi/