Site icon Telegrafi

Mertens barazon rekordin e Hamsikut si golashënuesi më i mirë në histori të Napolit

Dries Mertens ka barazuar Marek Hamsikun si golashënuesi më i madh në historinë e Napolit me 121 gola, pas golit të shënuar kundër Barcelonës.

Reprezentuesi belg shënoi e 1200të për klubin në fitoren 1-0 ndaj Cagliarit më parë këtë muaj.

Tani me golin ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve, Mertens ka arritur një rekord të madh duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Napolit.

Lexo po ashtu Napoli kalon në epërsi ndaj Barcelonës, Mertens shënon super gol

Basti është më i mrekullueshëm duke marrë parasysh që Mertens kishte shënuar shifra të dyfishta në vetëm njërin nga tre sezonet e tij të para me Napolin.

Sezoni i tij më i mirë erdhi më 2016-17, kur ai u zhvendos në një më sulmues nga Maurizio Sarri, pas dëmtimit të ligamentit kryqëzues të Arkadiusz Milik, në tetor të 2016.

Mertens shënoi 34 gola në të gjithë garat atë sezon.

32-vjeçari ka arritur këtë shifër golash nga vetëm 310 ndeshje, krahasuar me 520 paraqitje të sllovakut Hamsik.

Rekordi më i lartë i Hamsikut në një sezon të vetëm ishte, gjithashtu në 2016-17, kur shënoi 15 gola në të gjithë garat.

Ndryshe, kontrata e Mertensit skadon gjatë verës, por ka akoma kohë për të kapërcyer rekordin e Hamsikut. /Telegrafi/

Exit mobile version