Telegrafi

Merrni pjesë në sondazhin e Pyper: A duhet ta votojë Kuvendi Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike?

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, kanë hapur sondazhin e ri në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend.

A e konsiderojnë qytetarët të duhur Ligjin për rimëkëmbje ekonomike të propozuar nga Qeveria e Kosovës? A e konsiderojnë të duhur qytetarët këtë Ligj apo i njëjti duhet të plotësohet apo edhe refuzohet në tërësi? Cili duhet të jetë pozicioni i opozitës në raport me këtë ligj?

A mendojnë qytetarët se presidenti duhet të zgjedhet nga përbërja aktuale e Kuvendit të Republikës së Kosovës?

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të reja që të zgjidhen problemet aktuale?

Edhe ju mund të jeni pjesë e këtij sondazhi me përgjigjet tuaja, rezultatet e të cilit do të diskutohen sonte në emisionin “Debat Plus” dhe do të publikohen edhe në portalin Telegrafi.

Mendimi juaj vlerësohet nga Pyper dhe njëkohësisht shpërblehet me bonuse që ju mund t’i konvertoni në mbushje telefonike.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)