Telegrafi

“Merri krejt” sjell Lindonin solo (Video)

“Merri krejt” titullohet kënga më e re e Lindon Berishës, të cilën e ka realizuar me videoklip.

Këngëtari nga Shkupi, i cili është i njohur për bashkëpunimet e suksesshme, kësaj radhe ka ardhur me një projekt solo.

Darko Dimitrov qëndron prapa kësaj kënge me tekst të shkruar nga vet këngëtari.

Videoklipi është realizuar nga produksioni BMA Brothers, me regji të Mert Asllanit.

“Lolo” ishte kënga e mëparshme që Lindoni e lansoi solo në muajin gusht.

Ajo këngë ishte realizuar nga Cricket Music, kurse klipin e kishte bërë Imagine Films.

Lindon njihet për bashkëpunimet e suksesshme që fillimisht i solli me Adrian Gaxhën, për të vazhduar më pas me projektet e tij solo dhe me duetet me këngëtarët tjerë. /Telegrafi/