Nicki Minaj ka luajtur një rol të madh në ndarjen ndërmjet Rihannas dhe Drake – raporton HollywoodLife.com.
Gjatë gjithë kohës është menduar se Rihanna është princesha e zgjedhur e Drake, mirëpo tash është mësuar se ‘mbretëresha’ Minaj e ka në dorë zemrën e 29-vjeçarit.
“Drake donte të dilte me dikë derisa femra që ai e do vërtet të ishte e lirë – dhe ajo femër e veçantë është Nicki”.
“Ajo është mishërimi i gjithçkaje që ai do te një femër dhe të them të drejtën, ai është i magjepsur pas saj”, ka thënë një burim për HollywoodLife.com, transmeton Telegrafi.
Duke qenë se 33-vjeçarja ishte në lidhje me Meek Mill, reperi vendosi ta shijonte romancën me 28-vjeçaren Rihanna.
Por, duke qenë se lidhja e Minaj nuk është në momentet më të mira, Drake beson se mund ta rikthejë ish të dashurën me të cilën ishte në lidhje për dy vite.
Mënyra si Drake e bëri për vete Rihannan la të kuptohej se ai kurrë nuk do ta braktiste, mirëpo duket se këngëtari e dëshiron gjithmonë atë që nuk e ka.
Burimet kanë thënë se dy këngëtarët kishin pasur zënka rreth Minaj para se të ndaheshin. /Telegrafi/