Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rishikimin afatmesëm të strategjisë për sundimin e Ligjit dhe Planit te Veprimit 2025-2026.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo strategji ka pesë objektiva.
“Gjyqësorin dhe prokurorinë efikase. Fuqizimin e drejtësisë penale dhe administrative”, tha ajo.
Krahas kësaj, ekzekutivi miratoi edhe Rregulloren për mekanizmin koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhunës ndaj grave si dhe dhunës në baza gjinore.
Po ashtu edhe Udhëzimin administrativ për linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës në familje.
Siç raporton kp, Qeveria po ashtu emëroi Edi Gusia si drejtoreshë të Agjencisë për Barazi Gjinore.
Ndërkaq si sekretar të përgjithshëm në Ministri të Ekonomisë u emërua, Leonita Shabani-Mullarama. /Telegrafi/