Sot në Kuvendi e Republikës së Maqedonisë u mbajt seancë plenare për heqjen e mandatit të Nikolla Gruevskit, njofton Telegrafi në Maqedoni.
Më herët komisioni për çështje mandatare dhe të imunitetit me shumicë votash vendosi që t’i merret mandati i imunitetit ish-kryeministrit dhe deputetit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.
Në seancën e sotme deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 62 “për” dhe asnjë kundër votuan për marrjen e imunitetit të Nikolla Gruevskit.
Në seancë nuk morën pjesë deputetët e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/