Site icon Telegrafi

Merren në pyetje disa persona për vrasjen në rrugën “Ruzvelt” në Shkup

Disa persona janë arrestuar në SPB Shkup për bisedë informative me qëllim që të konfirmohet motivi i vrasjes së armatosur që ndodhi në rrugën “Ruzvellt” në Shkup.

Në këtë sulm ndërruan jetë dy persona, ndërsa një tjetër mori plagë të rënda, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se MPB punon në zbardhjen e rastit dhe kur të marrin rezultatet përfundimtare do t’i publikojnë.

“Menjëherë pas ngjarjes edhe pse në rjedhë ishin përgatitjet për referendumin u morën gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe nga ana e Prokurorisë Publike është kryer hetim. Janë siguruar dëshmi materiale, që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Është kryer edhe autopsi në trupin e të ndjerit dhe po bëhen hetime edhe në makinën”, tha Spasovski./Telegrafi/

Lexo po ashtu Përleshje me armë në Shkup, ka të vrarë dhe të plagosur
Exit mobile version