Site icon Telegrafi

Merren masat zyrtare ndaj gjyqtarit që mori vendime skandaloze në ndeshjen Brighton – Crystal Palace

Gjyqtari John Brooks është larguar nga dhoma e VAR-it për derbin e sontem në Merseyside midis Liverpoolit dhe Evertonit dhe ndeshjen për kreun e tabelës midis Arsenalit dhe Manchester Cityt, pas gafës së tij në anulimin e golit të Brightonit kundër Crystal Palaces.

Në një fundjavë ku VAR-i u vu nën kritika të madh, Brooks anuloi golin e Pervis Estupinan kundër Eagles të shtunën – që do të ishte goli i parë i takimit – pasi tërhoqi vijën e pozicionin jashtë loje te mbrojtësi i gabuar.

Vija u tërhoq te James Tomkins dhe jo te lojtari i fundit Marc Guehi, i cili qëndronte pas tij. Goli do të kishte qëndruar nëse do të ishte tërhequr saktë vijen te Guehi.

Lexo po ashtu Pesë ndeshjet kur gjyqtarët e Ligës Premier gabuan me vendimet e tyre ndaj Arsenalit: Topçinjtë mund ta humbasin titullin shkaku i tyre

Ndeshja midis Brighton dhe Palace përfundoi 1-1 , me Pulëbardhët që do të shënonin përmes Solly March përpara se Palace të barazonte shifrat me Tomkins.

Andre Marriner dhe David Coote do të jenë në dhomën e VAR-it në vend të tij për derbin lokal Liverpool – Everton dhe në ndeshjen e Arsenalit kundër Manchester City të mërkurën në mbrëmje, respektivisht. /Telegrafi/

Exit mobile version