Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit L. B.
Sipas komunikatës për medie ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme ka organizuar dhe ndihmuar për qëllime të ushtrimit të prostitucionit.
“I dyshuari ka gjetur klientë për t’i shfrytëzuar shërbimet seksuale të dëmtuarës M. R., ashtu që i pandehuri fillimisht kontakton me klientë të ndryshëm, paraprakisht dakordohet për shumën prej 20 Euro, të cilat i merrte për vete si ndërmjetësues e më pas i njëjti i vë në kontakt me të dëmtuarën, të cilët më pas takoheshin nëpër hotele të ndryshme”, thuhet në komunikatë.
Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën veprat penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës, caktimi i masës së paraburgimit në rastin konkret është i nevojshëm. /Telegrafi/