Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet profesionale.
Së fundmi, 42-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft tërheqëse në një fustan të shkurtër.
Në mbishkrimin e fotografisë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje gjen frymëzim në disa fjalë, që e ngritin vlerën e femrës.
Ndër të tjerash, Matoshi shkruan: “Unë trajtohem ashtu siç e meritoj dhe njerëzit që dëshirojnë të më mposhtin dhe të ma ulin forcën, do të fillojnë të ma kërkojnë ndihmën.
Ky është shkrimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):
“Unë e vlerësoj veten dhe dinjitetin tim,dhe unë nuk do t’a toleroj askënd që do të përpiqet t’më bëjë të kërkoj falje se jam e fuqishme. Unë trajtohem ashtu siç e meritoj,dhe njerëzit që dëshirojnë të më mposhtin dhe të ma ulin forcën,do të fillojnë të ma kërkojnë ndihmën. Unë do t’jem za i fuqishem për të gjithë ju,pa dallim race,moshe,gjinie! Vetëm njerëzit e pavlerë kanë nevojë të ulin të tjerët për t’u ndier më mirë. E huazuar per t’ju motivu. Ju du”, shkruan Matoshi. /Telegrafi/