Telegrafi

Merr fund pritja e tifozëve të Realit, Hazard i gatshëm për ndeshjen e të enjtes

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Pas mungesës dhjetëjavëshe si pasojë e lëndimit, Eden Hazard pritet të kthehet në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e të enjtes ndaj Real Sociedadit.

Futbollisti belg e kishte lënduar nyjën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit në muajin nëntor dhe që atëherë nuk ka luajtur, ndërsa tash pritja ka marrë fund.

Ishte pritur që ai të luante në derbin e fundjavës ndaj Atletico Madridit, mirëpo nuk është rikuperuar në kohë, prandaj nuk ishte në përzgjedhjen e Zinedine Zidane.

Lëndimi i Eden Hazard (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Por, ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën çerekfinale të Kupës së Mbretit që Los Blancos e zhvillojnë kundër Real Sociedadit.

Lexo po ashtu Real Madrid jep detajet për lëndimin e Eden Hazard

Kur u lëndua në muajin nëntor, fillimisht u mendua se ishte një dëmtim i lehtë i 29-vjeçarit dhe se do të mungonte vetëm disa dita.

Mirëpo, ekzaminimet më të thella mjekësore treguan një mikro-frakturë (thyerje të vogël) në nyjën e këmbës që e detyroi Hazardin të mungonte në 14 ndeshje të Realit. /Telegrafi/