Telegrafi

Merr fund pritja 97 vjeçare e Filipineve për medaljen e artë – ëndrrën e realizoi Hidilyn Diaz

Peshëngritësja Hidilyn Diaz fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Filipinet, duke i dhënë fund pritjes 97-vjeçare të vendit.

“Historia. E arritur”, ka shkruar faqja Olimpike Ndërkombëtare në llogarinë e saj në Twitter pasi 30-vjeçari Diaz, një medalist i argjendtë në Olimpiadën Rio 2016, fitoi garën e peshëngritjes deri në 55 kilogramë për femra në Tokio.

Ajo e arriti një rekord olimpik në 127 kilogramë në garën e pastër, e cila vulosi fitoren e saj, raporton Philippine Daily Inquirer.

Diaz kaloi shtatë muaj larg familjes së saj pasi ishte e izoluar për shkak të kufizimeve të COVID-19 ndërsa ishte në stërvitje në Malajzi.

“Më mungon mamaja dhe ushqimi i saj”, ka thënë ajo në një intervistë përpara Lojërave Olimpike. “Por, kjo është ajo që unë dua, kjo është ajo që unë dua të bëj”.

Kërkimi i Filipineve për medalje të artë

Me fitoren, Diaz do të marrë me mbi një milion euro nga qeveria dhe disa biznesmenë, por edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Komisioni i Sporteve Filipine garanton një shumë rreth 500 mijë euro për çdo medalje të artë të Olimpiadës.

“I gjithë kombi filipin është krenar për ty”, shkroi zëdhënësi i presidentit Rodrigo Duterte, Harry Roque. /Telegrafi/