Telegrafi

Merr fund ‘miti’ për telefonat e pathyeshëm Nokia – videoja tregon momentin kur makina ‘bluan’ celularin

Telefonat e vjetër Nokia si duket nuk janë të pathyeshëm, pavarësisht këtij ‘miti’ i cili ndër vite është përhapur në rrjetet sociale.

Kështu së paku shihet në një video që u publikua nga DailyMail, që tregon pajisjen e cila asgjësohet dalë nga dalë.

Pretendimet për ‘forcën’ e këtij celulari janë përcjellur në rrjetet sociale edhe me shaka të ndryshme.

Sidoqoftë, një burrë e ka dëshmuar përmes një videoje se dobësia më e madhe e këtij telefoni është një ‘makinë bluese’. /Telegrafi/