Telegrafi

Merr fund “Keeping Up With The Kardashians”? (Foto)

Kamerat janë fikur për “Keeping Up With The Kardashians”, të paktën sipas një burimi të ri.

“Reality Show” nuk ka xhiruar asnjë skenë që prej 3 tetorit, kur Kim Kardashian u grabit me armë në apartamentin e saj në Paris, transmeton Top Channel.

Bashkëshorti i Kim, Kanye West, është shtruar javën e kaluar në spital për shkak të gjendjes së rënduar mendore dhe si pasojë duket se është vendosur që e gjithë familja të marrë një pushim, raporton “TMZ”.

Ky uebsajt shpjegon se produksioni ka vendosur të ndërpresë këtë “reality show”, të paktën deri në fund të 2016 ose edhe më tej.