Site icon Telegrafi

Merr fund ëndrra e tifozëve të Real Madridit për ta parë Mbappen në Santiago Bernabeu – sulmuesi u premton parisienëve Ligën e Kampionëve

Marrëdhënia midis lojtarëve të PSG-së dhe disa prej grupeve më radikale të mbështetësve të skuadrës parisiene është shumë e veçantë, me Kylian Mbappen, Gianluigi Donnarumman dhe Achraf Hakimin që iu bashkuan atyre për të festuar 15 vjetorin e një grupi të quajtur “K-Soce”.

Mbappe, me megafon në dorë, iu drejtua tubimit dhe përsëri bëri të qartë se angazhimi i tij ndaj ekipit francez mbetet i fortë.

Sipas RMC Sport, të pranishmit ishin të bindur se fjalimi i sulmuesit nuk ishte ai i një lojtari që mendonte për një largim nga PSG.

Për më tepër, disa raportimet bëjnë të ditur për premtimet nga Mbappe për fitimin e Ligës së Kampionëve për PSG-në, diçka që mund të ndodhë vetëm në fund të sezonit 2023/24, pasi ata tashmë janë jashtë kompeticionit të këtij viti.

Ndërkohë, si PSG ashtu edhe Real Madridi po i qëndrojnë ideve të tyre pranë. Të parët mbeten të vendosur në idenë e ndërtimit të projektit rreth francezit, i cili po bëhet ylli i tyre kryesor në të gjitha nivelet.

Në Real Madrid, asgjë nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Ata nuk llogarisin në blerjen e sulmuesit, pasi ai opsion është i përjashtuar ndërsa e ardhmja e tij kontrollohet nga drejtuesit e PSG-së.

E ardhmja e Mbappes qëndron ende tek PSG dhe duket se eliminimi nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munich e ka motivuar atë edhe më shumë për të vazhduar në tentimin për të fituar trofeun e shumëkërkuar në klub – Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version