Will Still e ka shijuar më në fund humbjen e parë te Reims, ndërsa historia e tij tashmë është e njohur për tifozët e futbollit.
Ai u bë trajneri i skuadrës franceze pas shkarkimit të spanjollit Oscar Garcia në tetor dhe është bërë sensacion në mbarë botën.
Will nuk ka ende një licencë profesionale të UEFA-s, andaj për të Reims duhet të paguajë njëzet e pesë mijë euro çdo lojë derisa të pajiset me një të tillë. Skuadra nuk shqetësohet nga kjo. Trajneri është treguar më shumë se i kualifikuar për këtë pozicion.
Skuadra kishte shijuar një rrugëtim prej 19 ndeshjesh pa humbje, por në xhiron e 28-të, Still e shijoi një të tillë të hidhur.
Ishte Marseille, ajo që e mposhti Reimsin në shtëpi me rezultat 2-1, duke ia ndërprerë këtë rrugëtim magjik.
Skuadra kishte arritur të marrë nëntë fitore dhe dhjetë barazime, ndërsa në përballjen e 20-të pësoi disfatë. /Telegrafi/
🏁 90’ | 1-2
Après une rencontre intense où les Rouge & Blanc ont notamment trouvé le poteau à deux reprises, l'OM s'impose d'une petite longueur …. si proche !
Merci à nos supporters 🏟️👏#SDROM #NousSommesReims pic.twitter.com/VIaBL4fS0a
— Stade de Reims (@StadeDeReims) March 19, 2023