Sulmuesi brazilian Neymar dhe klubi i tij aktual Al Hilal, kanë marrë vendimin përfundimtar as i përket të ardhmes së lojtarit.
Pas disa kthesave sa i përket situatës së njërit prej lojtarëve më të famshëm në botë, vendimi final për të ardhmen e Neymarit me Al Hilalin më në fund është zbuluar.
Lëndimi serioz që pësoi një vit më parë duke përfaqësuar Brazilin, muajt e tij jashtë futbollit dhe një lëndim i pësuar së fundmi, ka bërë që klubi arab të raportohet se dëshiron të ndajë rrugët me të.
Por, pyetja e madhe është: Cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Neymar?
🚨Neymar, listo para volver a Santos.
*️⃣El club donde debutó ya tiene un acuerdo con el futbolista, de 32 años.
*️⃣Se trabaja en la rescisión del Al Hilal y la idea es anunciarlo una vez que termine el torneo que marcó el regreso del Peixe a la máxima categoría de 🇧🇷. ⏳ pic.twitter.com/LQjDhP2bza— César Luis Merlo (@CLMerlo) November 17, 2024
Këtë lajm e ka zbuluar gazetari argjentinas Cesar Luis Merlo, i cili ka konfirmuar kalimin e Neymarit tek Santosi përmes një postimi në X.
“Neymar, i gatshëm të rikthehet tek Santos. Klubi kë bëri debutimin e tij ka arritur një marrëveshje me lojtarin 32-vjeçar”.
“Bisedimet janë duke u zhvilluar për të përfunduar largimin e tij nga Al Hilali dhe plani është që të njoftohet lëvizje sa më parë”, ka shkruar Merlo./Telegrafi/