Site icon Telegrafi

Merr flakë një shtëpi e pabanuar në Prishtinë

foto arkiv

Foto: Ilustrim

Një shtëpi ka marrë flakën në rrugën “Zagrepi” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes tashmë janë edhe zjarrfikësit duke shuar zjarrin.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version