Telegrafi

Merr dhuratë buqetë të madhe me lule, Melinda Ademi: Dikush më do mua

Rap-artistja shqiptare, Melinda Ademi, po vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në estradë.

Ajo është bërë pjesë e tregut muzikor që disa vite, gjersa ka sjell këngë e bashkëpunime të shumta.

Megjithatë, bukuroshja nuk është se u komentua ndonjëherë për jetën private apo ndonjë lidhje dashurie.

Foto: Screenshot/Instagram

Pavarësisht aludimeve nëpër rrjet, ajo nuk ka konfirmuar dhe as nuk ka folur gjatë intervistave për jetën private.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

Kësaj radhe, krijuesja e hitit “Melodia” ka shpërndarë disa postime në Instagram, ku shfaqet me një buqetë të madhe me lule.

Foto: Screenshot/Instagram

“Dikush më do mua”, ka shkruar ajo.

Melinda dukej e lumtur në veshjen e thjeshtë, me xhinse dhe tërësisht pa makijazh. /Telegrafi/