Policia e Kosovës ka arrestuar një femër të kombësisë shqiptare në Gjakovë, pasi që ka marrë 5 euro ryshfet për rregullimin e një dokumenti.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Nënë Tereza”, raportoi të enjten Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.