Telegrafi

Merkel viziton Moskën, do të takohet me Putinin

Kancelarja gjermane Angela Merkel, do të zhvillojë një vizitë në Rusi ku pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti rus, i cili ka thënë se Merkel do të vizitojë Moskën më 2 maj.

“Bëjini urimet më të mira kancelares gjermane. Ne presim vizitën e Merkel më 2 maj”, deklaroi Putin në Moskë në prani të presidentit të Bavarisë, Horst Seehofer.